Gruaja e liderit opozitar bjellorus, Mikalay Statkevich, thotë se ai është arrestuar para protestave të planifikuara anti-qeveritare.
Marina Adamovich ka thënë sot se policia e ka informuar atë se një ditë më parë, Statkevich është arrestuar dhe do të mbahet në burg për 5 ditë. Ajo nuk ka treguar se për çfarë arsye është arrestuar lideri opozitar.
Një protestë e madhe anti-qeveritare është planifikuar të mbahen në kryeqytetin Minks më 1 maj.
Statkevich, i cili kishte garuar ndaj presidnetit aktual bjellorus Alyaksandr Lukashenka, në zgjedhjet në vitin 2010, ishte arrestuar në protestat kundër rezultatit zgjedhor. Ai ka qënduar 5 vjet në burg.
Më 25 mars, Statkevich kishte planifikuar që të organizojë një protestë të madhe. Por, ai kishte deklaruar se para protestës ishte arrestuar nga zyrtarë të agjencisë së shërbimit KGB dhe ishte marrë në pyetje. Sipas tij, agjentët e KGB-së i kishtin thënë se ai përballet me akuza për planifikimin e sulmeve terroriste në Bjellorusi që prej vitit 2011. Mengjithatë, Statkevich ishte liruar 3 ditë më pas.
Aston Villa fantastike, arriti suksesin që e kishte pritur q...
Tregtonin lëndë piroteknike në Sarandë, nën hetim dy pronarë...
DnV: Deri në orën 12:00 kanë votuar 13.7% e qytetarëve
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit vizitoi dho...
Voton Sveçla, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje
Dy të vdekur në Suedi, stuhia dimërore vdekjeprurëse godet v...