Policia japoneze ka arrestuar një burrë 73-vjeçar të dyshuar për mbajtjen e djalit të tij në një kafaz prej druri për më shumë se 20 vjet.
Yoshitane Yamasaki tha se e kishte mbyllur djalin e tij, tani 42 vjeç, sepse ai vuante nga probleme mentale dhe ndonjëherë ishte i dhunshëm, transmeton portali arbresh.info
Kafazi ishte ndërtuar me 1 metër lartësi dhe ishte kasolle pranë shtëpisë së Yamasakit në qytetin Sanda.
Djali tani është marrë nën përkujdes të autoriteteve.
Mediat japoneze kanë raportuar se ai ka qenë në kujdesin e një structure të mirëqenies sociale në Japoni.
Autoritetet kanë kuptuar për mbylljen e djalin, pasi Yamasaki ishte vizituar nga një zyrtar i qytetit.
Yamasaki ka pranuar akuzat dhe u ka thënë autoriteteve se ai e ka ushqyer djalin e tij çdo ditë./arbresh.info/
Adem Jashari në krye, OVL-UÇK përkujton të gjithë dëshmorët ...
Kurti: Dita e dytë e takimit tërëditor të kabinetit qeverita...
Udhëheqësi iranian është gjallë e mirë, thotë ministri i Jas...
Zelensky: Ndihmojmë vendet e Lindjes së Mesme kundër dronëve...
MPB: Nga nesër nisin aplikimet për lejeqëndrim dhe regjistri...
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol