Rreth 107 persona janë arrstuar gjatë protestave në Londër, ku u protestua kundër planit të qeverisë për rritjen e fuqisë policore.
Mijëra qytetarë marshuan dje në qytete anembanë vendit për të protestuar kundër policisë, krimit, dënimit dhe ligjeve të gjykatës, duke sfiduar kufizimet e pandemisë, shkruan Reuters, transmeton portal arbresh.info

Policia tha se protestat ishin kryesish paqësore dhe se shumica e pjesëmarrësve mbajtën distancë fizike.
Megjithatë, ata shtuan se një numër i vogël njerëzish provokuan me shkaktim të trazirave, sulmimin e oficerëve të policisë dhe shkeljen e ligjeve të koronavirusit.
Forcat e sigurisë thanë se 10 oficerë policie u plagosën, të gjithë lehtë.

Ligji i propozuar do t’i jepte policisë në Angli dhe Uells kompetenca më të mëdha për të vendosur kushte për protestat jo të dhunshme, duke përfshirë ato që konsiderohen shumë të zhurmshme ose përçarëse, dhe të dënuarit që i nënshtrohen gjobave ose burgimeve./arbresh.info/
Starmer: Mandelson tradhtoi Britaninë me informacionet e dër...
Protesta për çlirimtarët merr mbështetje në Istog
Humans Right Watch i fut në një raport Kosovën e Serbinë, çf...
Zyrtare: Arbër Prekazi prezantohet tek Prishtina e Re
Presidenca paralajmëron ndjekje ligjore në Gjermani ndaj gaz...
Qeveria e Shqipërisë rihap TikTok-un