Të enjten në mbrëmje, aeroporti “Helmut-Schmidt” është mbyllur për më shumë se një orë për shkak të dy të arratisurve, shkruan ‘Blid’.
Siç konfirmoi edhe një zëdhënës, aeroporti është mbyllur nga ora 20:24, dhe është hapur në orën 21:35. Gjatë gjithë kësaj kohe, nuk kishte asnjë ulje dhe asnjë fluturim nga Hamburgu.
Sipas informacioneve nga ‘Bild’, dy persona u arratisën nga kujdestaria e daljes nga autoritet e emigracionit dhe duhej të dëboheshin.
Njëri prej tyre u arratis, kurse tjetri është ende në kërkim.
Fluturimet drejt Hanoverit dhe Bremenit janë shtyrë. Zëdhënësi ka thënë se kjo është e pakëndshme për udhëtarët, por ata e kuptojnë.
Lutfi Haziri: Lumir Abdixhiku është kandidati që e përkrahim...
Neymar në ‘radarët’ e klubit amerikan
Serbia pritet të humbasë 1.5 miliardë euro nga fondet e BE-s...
Futet aplikimi i sistemit EES për udhëtime, ja çfarë duhet t...
Hajvalia në gjendje alarmante/Rruga “Brigada 153” mbushet me...
Pëson lëndime të rënda me motor, vdes shtetasi i huaj në Pri...