Koreja e Veriut tani ka kapacitet të shënjestrojë shtete në Evropën qendrore me arsenalin e saj bërthamor, sipas raportimeve të medias gjermane.
Gazeta gjermane ‘Bild’ raporton që zëvendës-kryetari i Shërbimit Inteligjent Federal (BND), Ole Diehl, u tha zyrtarëve qeveritarë gjatë një mbledhjeje me dyer të mbyllura që raketat balistike ndërkontinentale të Koresë së Veriut tani mund bashkohen me koka bërthamore, transmeton arbresh.info
Ai gjithashtu raportoi që ishte i sigurt që shteti diktator ka kapacitet që me armët e tij të arrijë Gjermaninë.
Bild përmendi një burim i cili ishte në konferencë. Diehl thuhet se u tha zyrtarëve se ai i shihte bisedimet midis Koresë së Veriut dhe Koresë si një hap pozitiv drejt uljes së tensioneve.
Koreja e Veriut ka kohë që pohon se raketat e saj janë të afta të arrijnë në gjerësinë më të largët të globit. Në muajin nëntor, Pheniani tha se kishte kryer sulmin e parë të raketës së tij Hwasong-15, një lloj të ri të raketave balistike që mund të pretendonte ndonjë pjesë të botës./Arbresh.info/
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...