Google ADS

Armë bërthamore në Bjellorusi, Moska: Po veprojmë si SHBA, nuk shkelim ujditë ndërkombëtare

15:49 | 26 Mars 2023
E.H

Rusia do të stacionojë armë taktike bërthamore në Bjellorusinë fqinje.

Lajmi e bëri të ditur presidenti rus Vladimir Putin, i cili e krahasoi këtë lëvizje me pozicionimin e armëve amerikanë në Evropë, dhe tha se ajo nuk do të përbënte shkelje të traktateve mbi armët bërthamore.

“Moska nuk do t’ia kalojë kontrollin e arsenalit të saj Minskut”, theksoi Putini.

Kjo do të jetë hera e parë që prej mesit të viteve 90-të, që Moska do të stacionojë armë bërthamore jashtë vendit.

Por shtetet e bashkuara nuk mendojnë se Rusia po përgatitej t’i përdorte armët.

“Nuk shohim ndonjë arsye për të ndryshuar qëndrimin tonë strategjik bërthamor”, ishte deklarata e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Uashingtoni theksoi se mbetej i përkushtuar ndaj mbrojtjes kolektive në Aleancën e NATO-s. Rusia do të fillojë të trajnojë grupe për operimin e armatimeve në bjellorusi që nga java e ardhshme.

Ndërsa ndërtimi i një depoje për armët bërthamore në shtetin fqinj do të përfundojë në 1 korrik sipas Presidentit Putin.

Ky i fundit, bëri të ditur se një numër i vogël sistemesh taktike raketore, Iskander, të cilat mund të përdoren për të lëshuar armët bërthamore, janë transferuar tashmë në Bjellorusi./A2

Shpërndaje në rrjete sociale