Një ari i zi sulmoi dhe plagosi rëndë një vajzë tre vjeçare ndërsa ajo ishte në një tendë në një kamp privat në Monatana.
Vajza u sulmua më 11 gusht rreth orës 22:00 në një kamp në jug të Red Lodge dhe u dërgua në një spital në qytetin e Billings, thanë zyrtarët lokalë të menaxhimit të kafshëve të egra.
Zyrtarët shtuan se nuk kanë informacion për gjendjen e saj.
Ndërsa, zona e kampit u evakuua pas sulmit dhe rreth zonës u vendosën elemente “kurthi” për arinjtë.
Sipas rojeve, rreth kampit kishte materiale që tërheqin arinjtë, të cilët zakonisht janë ushqime dhe mbeturina.
Agjencia e Menaxhimit të Kafshëve të Egra rekomandon që ushqimi, mbeturinat dhe çdo gjë që përhap aromë të mbahen larg tendave dhe të vendosen në kontejnerë ose automjete të mbrojtura nga ariu./abcnews/
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...