Një ish-zyrtar rus dhe një oficer policie në Argjentinë, janë mes personave të arrestuar në lidhje me konfiskimin e një sasi të madhe të kokainës në ambasadën ruse në Buenos Aires.
Ministri argjentinas i sigurimit Patricia Bullrich tha se 880 kg (389 kilogramë) kokainë u fshehën brenda bagazhit që u konfiskua në dhjetor të vitit 2016, transmeton portali arbresh.info
Autoritet kanë arrestuar qytetarin ruso-argjentinas Alexander Chikalo, i dyshuar me ngarkesën, i cili akuzohet se ka ofruar kontakte për të hyrë në kontrollet doganore.
Hetimi filloi pasi Viktor Koronelli, ambasadori rus në vendin e Amerikës së Jugut dhe tre anëtarë të shërbimit të sigurimit federal rus raportuan për Bullrich se kishin dyshime rreth bagazhit diplomatik të gjetur në një shkollë që është aneksuar në ambasadë.
Autoritetet kanë deklaruar se sasia e drogës së zënë ishte në vlerë të 61 milionë eurove./arbresh.info/
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...
Tottenhami mund ta shkarkojë Tudorin vetëm pas tri ndeshjeve
Gjermania: Kosovës i duhen institucione funksionale
Rivarroset Myrteza Dylhasi nga Gjakova, i zhdukur gjatë luft...
Helikopterët britanikë kundër dronëve mbërrijnë në Qipro