Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka hedhur poshtë deklaratën e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, se vendet e tyre do të riangazhohen në negociatat bërthamore javën e ardhshme.
“Nëse interesat tona kërkojnë një kthim në negociata, ne do ta shqyrtojmë atë. Por në këtë kohë, nuk është bërë asnjë marrëveshje apo premtim, dhe s’është zhvilluar asnjë bisedë”, u shpreh ministri i Jashtëm i Iranit.
Araghchi theksoi se ata po negocionin kur Izraeli nisi sulmin e tij të paprovokuar më 13 qershor ndaj Iranit.
Trump urdhëroi fundjavën e kaluar goditjen e tre centraleve bërthamore iraniane me qëllim përfundimin e programit bërthamor të Iranit.
Araghchi akuzoi Trumpin se po tradhtonte përpjekjet diplomatike për të zgjidhur mosmarrëveshjet. Ndërsa Trump pretendoi se SHBA-të kishin “zhdukur” centralet kryesore bërthamore të Iranit, shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, tha se centralet ishin dëmtuar rëndë, por sugjeroi që Irani duhet të jetë në gjendje të pasurojë uraniumin “brenda pak muajsh”.
Sipas CNN, administrata Trump mund ta inkurajojë Iranin të rifillojë bisedimet duke ofruar 20-30 miliardë dollarë për të krijuar një program civil të energjisë bërthamore pa pasurimin e karburantit të vet bërthamor nga Irani. Nga ana tjetër, Teherani nuk ka gjasa të refuzojë një kthim në bisedime, por po vlerëson ende humbjet e tij ushtarake, politike dhe diplomatike nga lufta 12-ditore e Izraelit dhe sulmet amerikane në centralet e tij bërthamore./rtsh.al
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar