Arabia Saudite ka urdhëruar qytetarët e saj të largohen nga Libani në mes të tensioneve në rritje të dy qeverive të tyre.
Një deklaratë e shkurtër e dhënë në agjencinë shtetërore të shtypit u bëri thirrje të gjithë sauditëve që jetojnë ose vizitojnë Libanin për t’u larguar dhe i paralajmëroi kundër udhëtimit në këtë vend, transmeton portali arbresh.info
“Për shkak të rrethanave në Republikën Libaneze, mbretëria i kërkon qytetarëve të saj që po vizitojnë ose banojnë” në vend për ta lënë atë sa më shpejt që të jetë e mundur, tha një burim i Ministrisë së Jashtme Saudite cituar nga agjencia.
Kryeministri libanez Saad Hariri tronditi vendin e tij të shtunën kur njoftoi në një deklaratë televizive nga Arabia Saudite se ai po jepte dorëheqjen. Ai nuk është parë në Liban që atëherë.
Ai tha se vendi i tij ishte marrë peng nga grupi militant Hezbollah, një partner në qeverinë e tij të koalicionit dhe një armik i madh i Arabisë Saudite.
Arabia Saudite thotë se e konsideron pjesëmarrjen e Hezbollahut në qeverinë libaneze si një “akt lufte” kundër mbretërisë.
Presidenti libanez Michel Aoun ka thënë se nuk do ta marrë parasysh dorëheqjen e kryeministrit derisa të dy takohen personalisht./arbresh.info/
Rama promovon investitorët e Zvërnecit me shembullin e një r...
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Shqipëri–Luksemburg, ja ...
Alarm shëndetësor në Kongo: Varianti i rrallë i Ebolës përha...
BE në Kosovë thirrje partive politike: Zgjedhje të lira, të ...
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregu...
Grupi i pestë i haxhilerëve kthehet në Kosovë nga vendet e s...