Një rrjet i madh satelitor i Lindjes së Mesme ka ndaluar transmetimin e serialeve turke.
Grupi MBC i bazuar në Dubai ndërpreu transmetimin e emisioneve të njohura turke në gjuhën arabe më 1 mars, një vendim që erdhi menjëherë pas kryetarit të tij, Waleed al-Ibrahim u lirua nga mbajtja e një arrestimi masiv nga autoritetet saudite, transmeton portali arbresh.info
Ende nuk janë dhënë detaje se kush e morri këtë vendim, por marrëdhëniet me Arabisë Saudite dhe Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan janë në nivelin më të ulët.
Turqia ka mbështetur Katarin pasi Arabia Saudite dhe tre vende tjera arabe bllokuan atë.
“Është marrë një vendim për të ndaluar të gjitha serialet turke”, tha zëdhënësi i MBC, Mazen Hayek për The Associated Press, megjithatë ai nuk ka pranuar të jap detaje tjera.
Turqia nuk ka dhënë asnjë koment mbi këtë ndalesë./arbresh.info/
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit