Arabia Saudite ka ndaluar emigrantët e mbretërisë që të punojnë në 12 fusha të punës, duke i bërë ato të disponueshme vetëm për shtetasit sauditë.
Vendimi i Ministrit të Punës Ali bin Nasser al-Ghafis do të hyjë në fuqi duke filluar nga shtatori 2018, njoftoi agjencia e lajmeve PS, transmeton portali arbresh.info
Qëllimi i dekretit të ministrisë është t’u japë burrave dhe grave saudite më shumë mundësi punësimi në sektorin privat, tha PS.
Zëdhënësi i ministrisë së punës, Khalid Abalkhail, tha se punët ishin kryesisht në shitje: shitjet e orëve, syzeve, pajisje mjekësore, pajisje elektrike dhe elektronike, autopjesë, materiale ndërtimi, automobila, dyqane mobiliesh dhe më shumë.
Ai gjithashtu vuri në dukje se do të formohej një komitet për të lehtësuar projektin.
Shkalla e papunësisë në Arabinë Saudite tejkalonte 12 për qind vitin e kaluar kur ekonomia u përball me rënien nga çmimet e ulëta të naftës./Arbresh.info/
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit