Muajin e kaluar, autoritetet saudite njoftuan se më pak se 10 mijë besimtarë do të lejohen të kryejnë haxhin këtë vit për shkak të pandemisë.
Autoritetet saudite njoftuan mbërritjen e haxhinjëve në qytetin e shenjtë të Mekës për haxhin vjetor.
Agjencia zyrtare e lajmeve SPA postoi fotografi të haxhinjve që mbërrinin në qytet, disa ditë para fillimit të këtij rituali.
SPA tha se Ministria e Çështjeve Islame ka përfunduar përgatitjet për të mirëpritur haxhinjtë në përputhje me protokollet shëndetësore për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19).
Muajin e kaluar, autoritetet saudite njoftuan se më pak se 10 mijë besimtarë do të lejohen të kryejnë haxhin këtë vit për shkak të pandemisë.
Sipas protokolleve shëndetësore të shpallura nga Rijadi, mbajtja e maskës do të jetë e detyrueshme për haxhinjtë gjatë këtij rituali dhe hyrja në vendet e shenjta nuk lejohet pa leje.
Protokollet e shpallura nga Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve përcaktojnë se haxhinjtë duhet të mbajnë rregullat e distancës fizike gjatë lutjeve dhe ritualeve dhe të shmangin grumbullimin.
Me masat e reja haxhinjtë nuk do të lejohen të prekin Qaben këtë vit.
Haxhinjtë do të ngjiten në malin Arafat, i cili shënon kulmin e haxhit, më 30 korrik.
Vitin e kaluar, rreth 2.4 milionë haxhinjë kryen haxhin, tregojnë të dhënat zyrtare.
Arabia Saudite deri më tani ka regjistruar 266.772 infeksione, përfshirë 2.733 vdekje dhe 215.731 të shëruar./AA/
Rama: Në sheshin “Xhorxh Bush” ka filluar faza e dytë e puni...
Shpërthen te Real Madridi, Arda Guler refuzon t’ia jap dorën...
Arrestohet një arsimtar në Mamushë, dyshohet për keqtrajtim ...
Grenell për zgjedhjet e reja në Kosovë: Zoti po na përgatit ...
Deputetja e LVV: Kur LDK ia mbylli dyert, ne e bëmë Osmanin ...
Vijojnë bombardimet mbi Iran, shpërthime të fuqishme në aero...