Zyra e prokurorit publik në Arabinë Saudite ka njoftuar se është angazhuar për lejimin e grave që duan të punojnë si hetuese.
Procesi i aplikimit do të dillojë me 11 shkurt dhe do të vazhdojë deri me 3 mars, njofton gazeta al-Madina Arabic, transmeton portali arbresh.info
Gratë do të punësohen si hetuese për herë të parë, pasi mbretëria synon të inkurajojë punësimin e femrave nën një plan reformash.
“Vende të lira pune janë në dispozicion për pozitat e grave në stafin e prokurorisë publike për gradën e hetuesit të lejes”, njoftoi zyra e prokurorisë.
Departamenti i pasaportave të Arabisë Saudite njoftoi kohët e fundit se ka marrë 107 mijë kërkesa për 104 vende të lira pune për gratë në aeroporte dhe vendkalime kufitare.
Muajin e kaluar, gratë në Arabinë Saudite u lejuan që të hyjnë në stadium futbolli për herë të parë./arbresh.info/
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...