Një gjykatë në Arabinë Saudite ka dënuar me vdekje pesë persona për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, bën të ditur prokurori publik.
Khashoggi, një kritik i zëshëm i qeverisë saudite, është vrarë brenda konsullatës së mbretërisë në qytetin turk të Stambollit nga një ekip agjentësh sauditë, transmeton portali arbresh.info.
Prokurori publik saudit tha se ishte rezultat i një operacioni rebel dhe ka hedhur në gjyq 11 individë që nuk janë emëruar.

Një ekspert i KB ka arritur në përfundimin se ishte një “ekzekutim jashtëgjyqësor”.
Raportuesi special Agnes Callamard bëri thirrje që Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman të hetohet për vrasjen.
Princi i kurorës ka mohuar çdo përfshirje, por në tetor ai tha si udhëheqës saudit ai mori përgjegjësinë e plotë./arbresh.info/
Bedri Hamza mbështet studentët shqiptarë në Shkup: Jemi me j...
“Bukë, djathë & domate” – Drake rikthehet sërish ...
Trump kërcënon sërish: Irani do të kalojë kohë shumë të keqe...
Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, nisin hetimet
Haxhiu nis ditën me ecje në Gërmi me aktiviste dhe kandidate...
Amir Rrahmani shënon gol të bukur me kokë për Napolin