Aplikacioni i ri ka aftësinë e duhur për të përcaktuar qasjen ndaj një personi të infektuar me koronavirus
Aplikacioni paralajmërues për koronavirusin, një prodhim i Zvicrës, është dëshmuar si i sigurt. Kjo u konfirmua sot nga dy organe federale të sigurisë kibernetike, BIT dhe agjensia Govcert-ch, shkruan srf.ch.
I gjithë sistemi tani ka një nivel të lartë të sigurisë së të dhënave dhe mbrojtjes së privatësisë, thuhet në raportin përkatës.
Protokolli i hartuar nga Universiteti Politeknik i Lozanës (EPFL) është i menduar mirë dhe shumë solid, transmeton albinfo.ch. Aplikacioni i ri ka aftësinë e duhur për të përcaktuar qasjen ndaj një personi të infektuar me koronavirus.
Mundësia e identifikimit të përdoruesit është gjithashtu e përjashtuar në masë të mjaftueshme. Të dhënat mbrohen nga një sistem sigurimi.
Të dy zyrat e përmendura më lart kanë ndjekur nga afër zhvillimin dhe kanë theksuar vazhdimisht problemet e sigurisë në të kaluarën.
Ato, kur e kanë shkruar raportin kanë përkujtuar se disa çështje të vogla të sigurisë kanë qenë akoma të hapura, përcjell albinfo.ch. Por tani nuk ka më asnjë pengesë për të një test publik të sigurisë të këtij aplikacioni
Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...
Papa u bën thirrje SHBA-ve dhe Iranit të rikthehen në negoci...
Sot shpallet aktgjykimi për rastin “Banjska”
Kuvendi sot në dy seanca, njëra për ish-kongresmenin Eliot E...
Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen
Në nderim të Qosjes, sot ditë zie shtetërore në Kosovë