Për shkak të uraganit Dorian, i cili shkaktoi vdekjen e pesë personave dhe lëndimin e të paktën 21 të tjerëve në Bahama, janë anuluar mbi 1300 fluturime.
Sipas faqes në internet për ndjekjen e fluturimeve, “FlightAware”, njoftohet se “në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë anuluar 1354 fluturime të brendshme dhe të jashtme, shumica për shkak të kushteve të motit që ka shkaktuar uragani Dorian”.
Në këtë faqe gjithashtu është theksuar se edhe 273 fluturime brenda dhe jashtë vendit janë zhvilluar me vonesë.
Uragani, erërat e të cilit arritën shpejtësinë maksimale prej 295 kilometra në orë, është një nga uraganet më të fuqishëm të regjistruar ndonjëherë në Oqeanin Atlantik. /ATSH/
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar