Ministrja e Ekonomisë në Gjermani, Brigitte Zypries, ka deklaruar se ‘nëse Britania e Madhe do të vendoste të anulonte Brexit, atëherë BE-ja do vepronte ndryshe’.
Megjithatë për Reuters ajo ka theksuar ‘se ky është një hap pothuajse i pamundur’, transmeton portali arbresh.info
“Unë mendoj se do të ishte mirë nëse Britania do të ndryshonte vendimin për Brexit”, tha ajo.
Ajo ka theksuar se Brexit do të shkaktojë shumë dëme ekonomike në Britaninë e Madhe, ndërsa sipas ekonomia gjermane nuk do të preket shumë nga ky vendim.
Ndërkohë, ajo shtoi se BE-ja dhe Britania duhet të vazhdojnë negociatat ashtu sikurse janë planifikuar.
“Negociatat nuk do të jenë aspak të lehta, por arritja e një kompromisi është i mundur”, shtoi ajo.
Tetë të vdekur dhe 36 të lënduar nga një zjarr në një qendër...
Përfundon aksioni në Agjencinë Kadastrale
Heshtje nga KEDS dhe Ministria e Ekonomisë, rrezikohet inves...
Vuçiq: Serbia po forcohet ushtarakisht, por duam paqe në Kos...
Një person gjendet pa shenja jete në Podujevë
Aktakuzë ndaj tetë personave për krime lufte në Gjakovë