Turqia është e gatshme t’u përgjigjet sanksioneve të mundshme të Shteteve të Bashkuara, për shembull, atyre mbi vendimin e Ankarasë për të blerë sistemet e mbrojtjes ajrore ruse S-400, tha Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu, transmeton portali arbresh.info
“Nëse Shtetet e Bashkuara duan të ndëshkojnë Turqinë me sanksione, Turqia do të reagojë në një mënyrë tjetër, jo si Rusia apo shtetet e tjera. Ne do t’i përgjigjemi. Nuk mund të na kërcënojnë. Shtetet e Bashkuara kërcënojnë shumë shtete duke thënë ‘Mos blini gaz nga ky apo ai vend’. Kjo nuk shkon kështu”, thotë ministri i jashtëm turk për Zeit Online.
Turqia së bashku me Rusinë ka arritur përparim të dukshëm në zgjidhjen e konfliktit sirian, tha Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu.
“Brenda një viti e gjysmë, së bashku me Rusinë arritëm progres në sigurimin e armëpushimit të regjimit dhe krijimit të zonave të de-eskalimit – në mënyrë që të gjejmë një zgjidhje politike [të konfliktit sirian]”, tha ministri.
Cavusoglu shprehu shpresë se Rusia dhe Irani do t’i japin fund shkeljeve të marrëveshjeve të arritura në Astana dhe Soçi./Arbresh.info/
Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë