Autopsitë në Turqi të viktimave të sulmit në Siri konfirmojnë një përdorim të armëve kimike nga regjimi i Bashar al-Assad, konfirmoi sot ministri turk i Drejtësisë, cituar nga agjencia turke e lajmeve, Anadolu Agency.
“Autopsitë janë realizuar në Adana, në jug të Turqisë, në tre trupa të sjellë nga Idlibi. Këto autopsi tregojnë që janë përdorur armë kimike”, konfirmoi Bekir Bozdag.
“Kjo analizë shkencore tregon gjithashtu se Bashar al-Assad ka përdorur armë kimike”, shtoi ministri turk.
Të paktën 86 persona, 30 prej të cilëve fëmijë, u vranë gjatë një sulmi të kryer në Khan Cheikhoun, qytet i vogël i provincës rebele të Idlib (në veriperëndim të Sirisë).
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim