Kompania për transportin e mallrave të Danimarkës, Maersk bëri të ditur se një nga anijet e tyre ka lundruar me sukses nëpër Ngushticën e Hormuzit nën përcjelljen e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sipas CBSnews, anija me flamur amerikan Alliance Fairfax, kishte ngecur në Gjirin që nga shpërthimi i luftës në shkurt dhe iu ofrua “mundësia” për t’u larguar e shoqëruar nga ushtria amerikane, transmeton Klankosova.tv.
“Anija më pas doli nga Gjiri Persik e shoqëruar nga asetet ushtarake amerikane”, thuhet në një deklaratë nga kompania.
Gjithashtu edhe dy anije luftarake të marinës amerikane kaluan Ngushticën e Hormuzit sot gjatë ditës dhe hynë në Gjirin Persik.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...