Angli, Nuneaton: Lirohen pengjet pas një konflikti të armatosur

20:55 | 22 Tetor 2017

Policia në Nuneaton në Warwickshire të Anglisë, i ka dhënë fund një situate me pengmarrje të armatosur.

Autoritetet lokale kanë theksuar se spo ndiqnin një incidinet në një objekt të shitjes me pakicë në Parkun Bermuda dhe kanë kërkuar nga njerëzit që të largoheshin nga zona, transmeton portali arbresh.info

Sipas mediave angleze, njëri nga pengjet e marra ishte ish-partneri i sulmuesit.

Autoritetet kanë theksuar se njëri nga pengjet është dërguar në spital.

Policia ka arrestuar sulmuesin dhe ka  theksuar se incidenti nuk ka lidhje me terrorizmin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara