Një vrasës është filmuar duke diskutuar me policinë pasi ai vrau viktimën e tij para se të rrëfente për krimin në ftohtë para kamerave.
Sipas mediave të huaja, Lee Abbott, 35 vjeç, goditi me thikë pronarin e një kafeneje, Christian Thornton, 49 vjeç thjesht sepse babai i tre fëmijëve e ndaloi atë të futej brenda.
Vjedhësi i egër i shkaktoi 11 plagë viktimës së pambrojtur gjatë sulmit të tmerrshëm në 11 gusht të vitit të kaluar në Widnes, Cheshire – Angli.
Pasi vrau Christian, Abbott u largua në shtëpinë e një miku të afërt për të larë rrobat e tij me gjak dhe duke i varur për tu tharë.
Pamjet e kamerave tregojnë se momenti kur policia e armatosur arrestoi vrasësin pasi bastisi shtëpinë e tij.
Në video, Abbot pranon në mënyrë të përsëritur për krimin.
“Unë e sulmova atë në bark. E bëra unë. Është faji im”.
“Unë pranoj gjithçka, nuk do të mohoj gjithçka”.
Pastaj ai pyet me ngulm: “A ka vdekur ai?”.
Kur policia i thotë pse po arrestohet, vrasësi përgjigjet: “Nuk ke nevojë për ndonjë provë, unë e godita me thikë”.
Por pavarësisht se thoshte se ai nuk do të mohonte asgjë, Abbott bëri që familja e viktimës së tij të durojë një proces gjyqësor.
Kryediplomati Konjufca në Hagë për fjalët përfundimtare në r...
Media ndërkombëtare Al Jazeera raporton për marshin në Prish...
Sot fjalët përfundimtare të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Sel...
E mërkura me mot të vranët dhe mundësi bore në zonat malore
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...