Në Angli janë identifikuar dy raste të personave të infektuar me një variant tjetër të ri të coronavirusit.
Ky lloj i virisuit së pari u shënua në Filipine, shkruan “The Guardian” transmeton portali arbresh.info
Sektori publik shëndetësor njoftoi se ky variant ka numër të konsiderueshëm të mutacioneve, përfshirë proteinën E484K, që gjendet në variantin brazilian të koronavirusit.
Ekspertët kanë ngritur shqetësime se vaksinat mund të mos jenë efektive kundër kësaj proteine të virusit. Varianti i ri është cilësuar si variant nën hetim e jo si variant shqetësues, siç vlerësohet varianti brazilian.
Për herë të parë, ky variant u raportua në Filipine, ku me të janë infektuar 33 persona.
Varianti filipinas është emërtuar VUI-21MAR-02. Ky zbulim nënkupton se tashmë ekzistojnë gjashtë variante të virusit nën hetime dhe katër variante shqetësuese në Britani të Madhe. /arbresh.info/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës