Kancelarja gjermane Angela Merkel është parë sërish duke u dridhur, kësaj here gjatë takimit me presidentin Frank-Walter Steinmeier.
Kjo është hera e dytë brenda muajit që i ndodhë një gjë e tillë kancelares, por zëdhënësi i saj thotë se ajo është mirë, transmeton portali arbresh.info.
Merkel, 64 vjeçe, po ndiqte një ceremoni lamtumire për Ministren e Drejtësisë Katarina Elb, e cila po largohet për t’u bërë ligjvënëse në Parlamentin Evropian.
Zëdhënësi tha se Merkel do të marrë pjesë më vonë në betimin e ministrit të ri të drejtësisë.
Më 18 qershor Merkel u duk gjithashtu duke u dridhur kur u takua me Presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenskiy, por më vonë tha se ndihej më mirë pasi piu ujë. Berlini është duke u përballur me një valë të të nxehtit afrikan, ku temperaturat kanë shënuar një rekord prej 38.6 gradë celsius.
I pyetur nëse kancelarja do të merrte pjesë në takimin e G20 të këtij fundjavë në Japoni, zëdhënësi tha: “Çdo gjë po ndodh siç është planifikuar. Kancelarja është mirë”./Arbresh.info/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...