Presidenti i Finlandës, Sauli Niinistö ka thënë se anëtarësimi i vendit të tij në NATO do të ndikojë negativisht në situatën e sigurisë në Evropë dhe do të rrisë edhe më tej rrezikun e tensioneve aktuale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë, Niinistö tha se anëtarësimi në NATO do të rrisë rrezikun e tensioneve aktuale në Evropë.
“Të gjitha shqetësimet nuk do të përfundojnë pasi Finlanda të anëtarësohet në NATO. Ne duhet të shohim rreziqet e ndryshme që sjell kjo. Rreziku më i madh nëse Finlanda i bashkohet NATO-së, është se do të rrisë rrezikun e tensioneve aktuale në Evropë”, tha Niinistö.
Sipas një sondazhi publik të publikuar nga YLE, televizioni shtetëror i Finlandës, 62 për qind e qytetarëve finlandezë mbështesin anëtarësimin e vendit në NATO.
Po ashtu edhe Suedia ka njoftuar më parë se nuk mendojnë anëtarësimin në NATO.
Kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson në një deklaratë të bërë më 8 mars tha se anëtarësimi i vendit të saj në NATO do të destabilizonte situatën e sigurisë në Evropë dhe se për këtë arsye “aktualisht nuk mendojnë anëtarësimin në NATO”.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova në një deklaratë të bërë pas fillimit të luftës Ukrainë-Rusi tha: “Nga Rusia do të vijnë hapa të përgjegjshëm nëse Suedia dhe Finlanda i bashkohen NATO-s. Rusia do të kundërpërgjigjet ndaj këtij vendimi”.
Deputeti kanadez, dhëndër i Kosovës uron 18-vjetorin e Pavar...
Fondi Monetar Ndërkombëtar: Bllokadat politike ndikuan në ek...
Shqyrtohet pezullimi i paketës 1.6 miliard euro për Serbinë
Sveçla dorëzon detyrat e digjitalizimit e administratës publ...
Osmani përgëzon deputetët për miratimin e marrëveshjeve ndër...
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...