Amnesty International, njëri prej grupeve më të rëndësishme për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në botë, ka bërë thirrje për hapjen e hetimeve ndërkombëtare për krimet e luftës të kryera nga ana e kryengritësve Sudanez të Forcave të përkrahjes së shpejtë apo RSF.
Në raportin e publikuar nga ky grup, definohet një numër i madh i krimeve të kryera nga RSF gjatë sulmeve të tyre në vendbanimet e ndryshme, prej kampit të refugjatëve Zamzam deri te rrethimi dhe okupimi i qytetit EL-fasher, me ç’rast u raportua për mijëra ekzekutime arbitrare, dhunime dhe krime të tjera ndaj popullatës civile.
Besohet se gjatë 30 muajve të kaluar, që nga fillimi i kryengritjes së RSF, si pasojë e luftimeve janë vrarë dhjetëra mijëra përderisa qindra mijëra civil të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre duke krijuar një katastrofë humanitare në rajon.
Amnesty gjithashtu thotë se kryengritësit po përkrahen nga ana e Emirateve të bashkuara Arabe[1]akuza të cilat zyrtarët në Emirate i mohojnë
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...