“Amnesty International” akuzoi të hënën Rusinë për kryerje të krimeve të luftës në qytetin ukrainas të Mariupolit.
Organizata e të drejtave të njeriut së shpejti do të publikojë një raport të zgjeruar mbi shkatërrimin e shkaktuar nga sulmi i Rusisë në qytetin pranë Detit Azov, tha Sekretarja e Përgjithshme e “Amnesty International”, Agnes Callamard në një konferencë shtypi në Johanesburg.
“Rrethimi i Mariupolit, mohimi kërkesave për evakuim humanitar të popullatës, dhe shënjestrimi i civilëve, sipas hetimeve të “Amnesty International”, përbën krime lufte”, tha Callamard. “Ky është realiteti i Ukrainës tani.”
Zonja Callamard tha se “kriza në Ukrainë tani, sulmi ndaj këtij vendi nuk është thjesht një shkelje e ligjit ndërkombëtar. Është një agresion. Është një shkelje e statutit të OKB-së”.
Edhe Administrata e Presidentit Joe Biden ka akuzuar zyrtarisht Rusinë për krime lufte në Ukrainë dhe ka bërë të ditur se Uashingtoni do të koordinohet me vende të tjera për të ndjekur në rrugë ligjore përgjegjësit./VoA/
Qeveria vendos, Kuvendi e ka në dorë dërgimin e trupave të F...
Qeveria miraton pagën e 13-të për sektorin publik
Kurti: Me Macronin folëm për rrugën e Kosovës drejt anëtarës...
Kurti premton sërish: Nëse Kosova fiton nesër, edhe 1 milion...
Qeveria e Kosovës ndan 500 mijë euro për fitoren e Dardanëve...
Konfiskohet djathë pa dokumente në Leposaviq