Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar në një intervistë, se ai mund të ndryshonte ligjet e emigracionit të Amerikës në vetëm “15 minuta” dhe fajësoi vendet e tjera që nuk janë duke “dhënë më të mirën”.
“Ne po bëjmë përparim duke i bërë njerëzit të kuptojnë se kjo është një situatë emergjence”, është shprehur Trump.
“Është një rritje kolosale dhe është një rritje tepër e madhe për sistemin tonë të imigracionit, të cilën nuk mund ta lejojmë që të ndodhë”, ka shtuar tutje presidenti amerikan.
Trump theksoi se demokratët ‘lëndohen keq politikisht’ kur bëhet fjalë për çështjet e emigracionit dhe parashikojnë se mund të fillojnë të punojnë me ligjvënësit republikanë.
Pas këtyre deklaratave, Demokratët e Dhomave paditën administratën e Trump për të bllokuar shpenzimet për murin kufitar, të premtuar nga presidenti, përcjell albinfo.ch.
Gjatë këtij viti, Trump shpalli një emergjencë kombëtare në kufi me qëllim që të fitonte fondet e nevojshme për të filluar ndërtimin e murit. Gjithashtu Trump është ankuar se vendet e Amerikës Qendrore nuk janë duke dhënë më të mirën e tyre.
Presidenti ka kërcënuar se do të mbyllte tërësisht kufirin jugor nëse numri i emigrantëve dhe azilkërkuesve që kalonin kufirin nuk do të zvogëlohej, dhe pikërisht gjatë intervistës është shprehur se nëse Meksika nuk vazhdon të ndalojë emigrantët, ai nuk do të ketë zgjidhje veçse të mbyllë kufirin.
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...