Ushtria amerikane thuhet se është trajnuar për një mision që do t’i vendosë ata në tokën e Koresë së Veriut dhe do të heqë “armët e shkatërrimit në masë” në rast konflikti.
Fotografitë e një stërvitjeje të kohëve të fundit, të quajtur “Warrior Strike IX”, tregojnë një njëri ushtarake amerikane të njohur si “Brigada Black Jack” së bashku me homologët e tyre të Koresë së Jugut në Camp Stanley, në Korenë e Jugut, shkruan Daily Mail transmeton lajmi.net
Imazhet, të cilat u ndanë edhe në faqën e njësisë në Facebook tregojnë ushtarë të trajnuar me pajisje të natës prë vizion, automjete të blinduara dhe veshje mbrojtëse që përfshijnë edhe fytyrën, duke përfshirë maskat e gazit.
Përshkrimi i ngjarjes që u zhvillua më 15 dhjetor, tregojn për ushtarë të trajnuar për transportim të ushtarëve të plagour dhe kapjen e luftëtarëve. Christopher B. Logan, një zëdhënës i ushtrisë amerikane në Korenë e Jugut tha për ‘Bussines Insider’ se ushtria amerikane nuk diskuton skenarë të veçantë.
Megjithatë, ai shtoi se “ushtrimet janë jetësore për gadishmërinë e SHBA-ve dhe aleatëve tanë, dhe sigurohemi që jemi të gatshëm dhe të trajnuar për operacione të përbashkëta”.
Koreja e Veriut është e fshehtë për arsenalin e saj dhe thuhet se fsheh një numër armësh në malet dhe tunelet nëntokësore.
Nëse shpërthen konflikti mes Koresë së Veriut dhe SHBA-ve/Koresë së Jugut, një detyrë kyqe që më herët do të ishte marrja e kontrollit të armëve të shkatërrimit në masë të Pyongyangut.
Koreja e Veriut ka kërcënuar shpesh sulmet bërthamore në Korenë e Jugut dhe SHBA, duke shprehur kështu haptazi fuqinë e armëve bërthamore që posedon.
Kina dhe Rusia kanë akuzuar SHBA-të për shkallëzim të tensioneve me Korenë e Veriut duke rritur ushtrimet ushtarake si dhe disa komente të bëra për udhëheqësin Kim Jong-un nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.



Ish-trajneri i Prishtinës merr drejtimin e Yllit
IKSHP tregon zonat ku nuk rekomandohet për pije
Man City ‘gjunjëzohet’ në Norvegjezi, pëson disf...
Prishtina mposhtet pëson humbjen e radhës në ENBL, mposhtet ...
Kurti në Davos: Kosova dhe Shqipëria janë një komb, krahasim...
Bahamasi heq vizat për Kosovën