Dy Amerikat janë epiqendra e pandemisë botërore me gati gjysmën e rasteve të infeksionit dhe 140 mijë jetë të humbura për shkak të koronavirusit.
Drejtuesja e OBSH-së për Amerikën Veriore dhe Jugore, Karisa Etien, tha se sëmundja pa avancon veçanërisht në vendet latine.
Pas SHBA-së me thuajse 100 mijë viktima, Brazili është shteti i dytë në botë ku virusi është përhapur më gjerë, duke infektuar gati mijë persona.
Një studim i Universitetit të Uashingtonit parashikon që bilanci tragjik atje do rritet pesëfish duke prekur shifrën 125 mijë në muajin gusht.
“Nuk kemi parë kurrë një marrëdhënie kaq vdekjeprurëse sa kjo mes sëmundjes infektive dhe sëmundjeve të tjera jo të transmetueshme si diabeti, kanceri apo sëmundjet e mushkërive. Nuk është koha tani t’i lehtësojmë masat kufizuese në të dyja Amerikat. Rajoni ynë është epiqendra e pandemisë Covid-19.”
Për zyrtarët e OBSH-së, situatë shqetësuese në Amerikën Jugore paraqesin shtetet si Peruja, Kili, Salvadori, Guatemala dhe Nikaragua.
Në Meksikë, shtëpitë për të moshuarit janë të pakta në numër por janë vatra të infeksionit.
“Erdhëm për të verifikuar gjendjen e banorëve të fondacionit ‘Las Rozas’ për të moshuarit, dhe nga 46 persona në total, 44 dolën pozitivë. Na vjen keq që 17 prej tyre janë ndarë nga jeta.”
Nga Amerika Latine, shteti komunist i Kubës deri tani i ka evituar pasojat më fatale të pandemisë, me 82 viktima në total dhe një bilanc prej më pak se 2 mijë të infektuarish me Covid-19.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit