Pamjet që vijnë nga Durrësi janë tronditëse, shkruan ministri italian për Çështjet Europiane, Enzo Amendola.
”Jemi pranë miqve tanë shqiptarë dhe të gatshëm për të ndihmuar në çdo mënyrë”, thekson ai në një tweet.
Një tërmet me madhësi 6,4 ballë Rihter goditi sot Shqipërinë në orën 03:54.
”Epiqendra ishte rreth 10 kilometra e thellë dhe në veri të qytetit bregdetar të Durrësit, rreth 25 kilometra në perëndim të Tiranës”, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA (USGS).
Një tërmet me madhësi 5,8 ballë në fund të shtatorit plagosi dhjetëra njerëz./atsh/
Kapja e afro 26 kg marihuanë, Prokuroria e Mitrovicës jep de...
Hapet konkursi për pranimin e 44 kandidateve të rinj
Aksident te “Bill Clintoni”, vetura godet një këmbësor
Hapet aplikimi për rreth 20 mijë maturantë për testin e Matu...
Gjini zotohet: Heqje e taksës për tokën e mbjellë dhe familj...
Hyn në fuqi kufizimi i ri i pagesave: mbi 2000 euro vetëm pë...