Ambasadori i ri i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, para pak minutash ka arritur në Aeroportin e Beogradit. Ai ka qenë i shoqëruar nga gruaja e tij, Julie Hill.
Diplomati amerikan pritet që të sjell një frymë të re në zhvillimet në Ballkan Perëndimor, sidomos në procesin e negociatave në mes të Kosovës dhe Serbisë pasi që ka qenë i involvuar në zhvillimet në rajon qysh në vitet e 90-ta.
Ardhja e tij si ambasador në Serbi kompleton edhe mozaikun e Administratës së Joe Biden në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Me Jeffrey Hovenier si ambasador në Prishtinë dhe Gabriel Escobar si i Dërguar i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor. /arbresh.info/
Ylli brazilian i futbollit bën shqiponjën
Kurti: Dy krahët e shqiponjës që e bëjnë dhjetëshen – ...
Rifillimi i punimeve në rrugën “Qamil Hoxha”, MKRS: Komuna m...
Përvjetori i rënies, Haradinaj: Yll Morina ndër luftëtarët m...
Përmbytje e rëndë në Kenia, 62 viktima nga reshjet e dendura
Mbi 44 mijë vetura u importuan më 2025, të përdorurat më të ...