Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë i ka këshilluar qytetarët britanikë përmes një njoftimi që të mos udhëtojnë drejt Kosovës, përpos rasteve kur këtë duhet ta bëjnë për nevoja të mëdha.
Më tutje, në njoftim thuhet se qytetarët britanikë që planifikojnë të largohen nga Kosova duhet ta sigurojnë transportin sa më shpejt që është e mundur. E tërë kjo për shkak të masave të rrepta që i ka marrë Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Ambasada i ka paralajmëruar qytetarët britanikë se situata është duke ndryshuar shpejt dhe se ajo do t’i mbajë të inforuar në lidhje më zhvillimet e reja përmes postës elektronike, transmeton Gazeta Express.
Qeveria e Kosovës ka vendosur masa të gjera për kufizimin e udhëtimeve ndërkombëtare, qoftë përmes transportit tokësor apo atij ajror si pjesë e planit për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.
Berisha thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së 10 shk...
ZYRTARE: Atletico Madrid transferon Ademola Lookman
Aksident ajror në Rusi, vdesin tre persona
Gjesti rikthehet pas një kohe të gjatë edhe në rrjete social...
Dogana dhe Policia e Kosovës konfiskojnë rreth 2 kg kokainë ...
A mund të izolohet Lista Serbe nga Vetëvendosja?