Ambasada amerikane në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, tha se do të mbyllet për publikun, për shkak të një “kërcënimi për sigurinë”.
Ambasada nuk e specifikoi natyrën e kërcënimit në deklaratën e publikuar në ueb-faqen e saj.
Ndërtesa ndodhet në qarkun Kavaklidere të Ankarasë.
Në vitin 2013, ambasada është goditur nga një sulm vetëvrasës, i cili ka lënë të vrarë një roje turke të sigurisë.
Ambasada këshilloi shtetasit amerikanë të shmangin turmat në lokacionet turistike dhe të qëndrojnë larg ndërtesës së saj.
Ajo tha se do të njoftojë më vonë se kur do të rihapet.
Marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Turqisë, të dyja vende anëtare të NATO-s, janë të tensionuara, sidomos për shkak të ndihmës që u ka ofruar Uashingtoni milicive kurde në Siri, të cilat luftojnë regjimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad.
Ankaraja thotë se këto milici kanë lidhje me terroristët kurdë që luftojnë Qeverinë turke.
Haxhiu kujton Skënderbeun: I dha drejtim historisë shqiptare
Koreja e Veriut heq nga kushtetuta synimin për ribashkim me ...
Tejkaluan në vijë të plotë, gjobiten me nga 200 euro dy shof...
Marrëveshja për Agjencinë e re Kombëtare të Shërbimeve, Rama...
Besnik Tahiri: Qeveria në dorëheqje po tejkalon kompetencat,...
Vjosa Osmani përkujton Fehmi Aganin: Ai i shërbeu atdheut dh...