Google ADS

“Allahu iu përgjigj lutjeve tona”, refugjatët sirianë festojnë fitoren e Merkelit

22:50 | 24 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Refugjatët sirianë i janë gëzuar lajmit për fitore e Angela Merkel, megjithatë kanë frikë nga ngritja e partisë së ektremit të djathtë AfD.

“Ne u lutem që Merkel të fitonte”, tha Fatima al-Haidar, nëna e dy fëmijëve nga Damasku. “Allahu iu përgjigj lutjeve tona. Për ne ajo përfaqëson mençurinë dhe humanizmin”, shkruan Reuters, transmeton portali arbresh.info

Ndërsa blloku konservator i Merkel fitoi shumicën e vendeve në parlament, rezultati ishte më i keqi që nga viti 1949, pasi votuesit në masë të madhe votuan për partitë e vogla.

“Merkel e vuri karrieren e saj në rrezik në për të na ndihmuar”, thotë 55-vjeçari Haidar Ayman. “Ne duam të mësojmë gjermanisht dhe të kontribuojmë në suksesin e këtij vendi përmes punës, thjesht për të vërtetuar se ajo kishte të drejtë dhe kundërshtarët e saj ishin të gabuar”.

Fatima dhe Ayman zbuluan rezultatet e zgjedhjeve nga djali i tyre 14-vjeçar Zayd, i cili përcolli transmetusin publik ZDF një aplikacioni në telefon.

Refugjatët kanë frikë se shfaqja mahnitëse e AfD-së prej më shumë se 13 përqind të votave të dielën mund të sjellë rregulla edhe më të ashpra të emigracionit nën qeverinë e ardhshme të Merkel.

“Ajo ka humbur mbështetjen për shkakun tonë”, tha Nabil Zainaldin, 32 vjeç, nga Aleppo. “Ne e kuptojmë mirë se gjermanët janë të shqetësuar. Të gjithë ne do të bëjmë të pamundurën për t’i siguruar ata që ne jemi qytetarë që respektojmë ligjet. Por gjithashtu jemi të shqetësuar se cilat do të jenë politikat e azilit të qeverisë së re”.

Gjermania në vitin 2015 ka hapur dyert për më shumë se 1 milionë refugjatë që largoheshin nga zonat e luftës në Lindjen e Mesme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale