Rusia thotë se konvoji i dytë i ambulancave dhe autobusëve që bartnin civilë dhe luftëtarë rebelë ka lënë qytetin sirian Aleppo.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se konvoji i shoqëruar nga oficerë të ushtrisë ruse, do të ndjekë të njëjtën rrugë që ka bërë konvoji i parë për të dalë nga Aleppo, transmeton arbresh.info.
Evakuimet janë pjesë e marrëveshjes për armëpushim me qëllim që të lejohen rebelët të largohen nga enklava e tyre e fundit e mbetur në qytet.
Rusia është aleat kyç i presidentit sirian Bashar al-Assad dhe ka ofruar sulme ajrore në mbështetje të forcave të tij për më shumë se një vit./Arbresh.info
Aksident në Prishtinë, s’dihet për të lënduar
Vitality triumfon në IEM Rio dhe shkruan histori në CS2
Maqedonia e Veriut siguron 2 milionë € për ndërtim të rrugës...
Begaj pret Shefin e Shtabit të Ushtrisë Turke, theksohet ale...
I vërshëruar nga ofertat, Lewas iu ofrohet kontrata e re nga...
Zgjedhjet në Bullgari fitohen nga Radev/ Exit pollet nxjerri...