Lideri i ri i Australisë, Anthony Albanese, është zotuar se do t’i japë drejtim të ri shtetit sa u përket politikave për klimën.
Albanese, i cili ka fituar të shtunën zgjedhjet me Partinë Laburiste, ka thënë se Australia mund të bëhet superfuqi për energji të ripërtrishme.
Ai do të betohet si kryeministër të hënën, mirëpo ende nuk është e qartë nëse partia e tij do të ketë shumicën në Parlament
Ndryshimet klimatike kanë qenë çështje e parë me shqetësim nga votuesit, pasi në tre vjetët e fundit Australia është përballur me zjarre dhe vërshime të mëdha.
Kryeministri në shkuarje, Scott Morrison e ka pranuar humbjen në zgjedhje dhe ka falënderuar votuesit për besimin e dhënë.
Numërimi i votave vazhdon ende për Parlamentin me 151 anëtarë.
Rezultatet finale nuk do të dihen për disa ditë, pasi zyrtarët zgjedhorë sapo kanë nisur numërimin e gati tre milionë votave me postë./REL/
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1