Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, ka fituar mandatin e tij të dytë trevjeçar, duke u bërë udhëheqësi i parë në dy dekadat e fundit që arrin dy fitore radhazi në zgjedhjet federale.
Zgjedhjet e përgjithshme, të mbajtura të shtunën dhe të dominuara nga kriza e kostos së jetesës, përfunduan me një rikthim të fuqishëm për të majtët. Partia Laburiste, e udhëhequr nga Albanese, është në rrugë të mirë për të siguruar një shumicë të konsiderueshme në parlament. Ndërkohë, lideri i opozitës, Peter Dutton nga Partia Liberale konservatore, pranoi humbjen.
Në fjalimin e tij të fitores nga Sydney, Albanese theksoi përkushtimin për të udhëhequr vendin në një kohë të pasigurt globale, duke vënë theksin te vlerat kombëtare dhe solidariteti.
“Australianët kanë zgjedhur të përballen me sfidat globale në mënyrën australiane – duke u kujdesur për njëri-tjetrin ndërsa ndërtojnë për të ardhmen. Ne nuk kemi nevojë të lypim, të marrim hua apo të kopjojmë nga të tjerët. Frymëzimin tonë e gjejmë te vlerat tona dhe te njerëzit tanë”, ka thënë ai.
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Trump: Ka shumë mundësi për një marrëveshje bërthamore me Ir...
Mosekzekutimi i pagave: Punëtorët teknikë të shkollave në Pr...
Sot i jepet lamtumira e fundit 43-vjeçarit që vdiq tragjikis...
KQZ shqyrton përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme të 7 qe...
Moti i ndryshueshëm në Kosovë, me diell dhe reshje lokale sh...