Europa duhet të përgatitet për një valë tjetër migrantësh dhe refugjatësh, theksoi kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, në një intervistë.
Njëqind ditë pas marrjes së funksioneve, Mitsotakis, vendi i të cilit është rikthyer këtë vit në portën kryesore të hyrjes migratore në Europë, ashpërsoi tonet ndaj vendeve të Bashkimit Europian duke refuzuar pritjen e imigrantëve në Greqi.
“ Do të ketë pasoja për ata që zgjedhin të mos marrin pjesë në këtë manovër të solidaritetit europian”, theksoi kryeministri konservator.
Para parlamentit grek, kryeministri kishte paralajmëruar se do të kërkonte sanksione specifike kundër këtyre vendeve, pa i përmendur.
Me më shumë se 70 000 azilkërkues në Greqi, 33 000 prej të cilëve në ishujt e Egjeut në afërsi të Turqisë, Mitsotakis e cilësoi të papranueshme qasjen e disa vendeve anëtare të BE-së që mendojnë se ky nuk është problemi i tyre.
Haradinaj bënë homazhe te varri i heroit Bahri Fazliu në 28-...
Ish-nënkryetarja e VV-së, Aida Dërguti aderon në PDK
Sot pritet përgjigja e Iranit, Trump optimist: Ata duan një ...
Haxhiu: Gjetjet e CERD-it konfirmojnë diskriminimin ndaj shq...
Kvaratskhelia, makina e golave dhe asistimeve që po bën hist...
Procesi në Hagë/ OVL UÇK-ja iu shkruan ambasadave mike në Ko...