Një qendër tregtare në Paris është evakuuar si pasojë e një alarmi me bombë, kanë raportuar autoritetet franceze.
Dy të dyshuar gjoja se kanë hyrë në qendrën Velizy 2 me një pako të dyshimtë dhe një tenxhere me presion, transmeton arbresh.info.
Blerësit janë evakuuar rreth orës 15:00 sipas kohës lokale, teksa policia ka filluar hetimin.
Është raportuar se në tenxhere ka pasur eksplozivë, kurse një person është arrestuar.
Gjithashtu thuhet se një automjet i dyshuar ishte në vendin e ngjarjes.
Në xhirimet e kamerave të sigurisë janë parë dy persona të dyshuar, e cila dërgoi në evakuimin e qendrës tregtare që gjendet në jugperëndim të Parisit.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur rreth 250 anëtarë të autoriteteve duke përfshirë këtu policinë, zjarrfikësit dhe qenë nuhatës, kurse transporti lokal është drejtuar në rrugë dytësore.
Ende nuk dihet nëse personi tjetër është në arrati./Arbresh.info
Specialja: Katër të akuzuarit janë fajtorë përtej çdo dyshim...
Premier Leauge lejon ndërprerjet gjatë ndeshjeve për lojtarë...
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses