Trafiku ajror në aeroportin e Eindhovenit në Holandë është pezulluar këtë të shtunë (22 nëntor), pasi disa dronë u panë në hapësirën ajrore.
“Trafiku ajror civil dhe ushtarak është pezulluar. Mjetet e kundërt-dronëve të Ministrisë së Mbrojtjes janë në gatishmëri për të ndërhyrë. Policia dhe garda kombëtare mbretërore janë gjithashtu në vendin e ngjarjes“, njoftoi ministri i Mbrojtjes i Holandës, Ruben Brekelmans, në një postim në X.
Ndërkohë, një natë më parë ushtria holandeze hapi zjarr ndaj dronëve mbi një bazë ajrore në Holandën juglindore.
Kujtojmë se aeroporte të ndryshme në Evropë u detyruan të mbylleshin përkohësisht në shtator për shkak të dronëve, duke përfshirë Danimarkën dhe Norvegjinë./rtsh.al/
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...