Emiri i Katarit, Sheiku Tamim bin Hamad al-Thani tha se shkaku i ndërprerjes së procesit të paqes në Lindjen e Mesme është se Izraeli shpërfill normat ndërkombëtare, transmeton arbresh.info.
Emiri i Katarit, Sheiku Tamim bin Hamad al-Thani tha se shkaku i ndërprerjes së procesit të paqes në Lindjen e Mesme është se Izraeli shpërfill normat ndërkombëtare.
Al-Thani mori pjesë me anë të videokonferencës në Forumin e Bashkëpunimit të 9-të Kinë-Arab, që u zhvillua në nivel ministrash për të diskutuar krizat në Jemen dhe Siri.
Ai tha se shkaku i ndërprerjes së procesit të paqes në Lindjen e Mesme është fakti se Izraeli shpërfill normat dhe marrëveshjet ndërkombëtare.
Emiri i Katarit nënvizoi se çështja e Palestinës qëndron gjithmonë në krye të agjendës kineze dhe të botës arabe dhe theksoi se paqja është rruga e vetme për sigurimin e të ardhmes dhe stabilitetit të botës.
Al-Thani bëri të ditur se marrëdhëniet ndërkombëtare duhet të dizajnohen përsëri në kuadër të parimit të bashkëpunimit, solidaritetit dhe bashkëjetesës së gjithë popujve dhe nënvizoi rëndësinë e zgjidhjes politike në krizën e Sirisë, Jemenit dhe Libisë.
Forumi në fjalë u themelua në vitin 2004 për të siguruar bashkëpunim në marrëdhëniet politike, ekonomike, kulturore dhe ndërkombëtare.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër