Aktivitetet detare ruse në Europë, të shtuara kohëve të fundit, kalojnë nivelin e Luftës së Ftohtë, ka theksuar një oficere e lartë ushtarake amerikan dhe NATO-s.
“Ne jemi duke parë një aktivitet që nuk e kemi në Bashkimin Sovjetik. Është aktivitet precedential”, ka thënë Admiralja Michelle Howard, transmeton portali arbresh.info.
Ajo shtoi se Rusia në mënyrë të qartë ka rritur veprimet e saj detare edhe pse madhësia e marinës është më e vogël sesa në Luftën e Ftohtë.
“Ata kanë flotë globale, e kuptoj, por aktiviteti i tyre ka lëvizur ndjeshëm gjatë dy viteve të fundit”, shtoi ai.
Howard shtoi se ka pasur një rrezik që anëtarët e aleancës së NATO-s të përqendrohen në fusha tjera të interesit, duke e larguar vëmendjen nga aktivitetet ruse./Arbresh.info
Gucati: Ekspozita ka qenë fyerje për ne, falenderoj Ramën pë...
Gjendet vetura e raportuar si e zhdukur në Aeroportin e Pris...
Përzgjedhësi i Turqisë përballet me presione lidhur me forma...
Ukrainë – Shqipëri, dalin në shitje biletat
Goditet sërish terminali kyç i Rusisë për eksporte të naftës
Shqetësimi i Papa Leoni XIV: Mos përdorni fenë për të justif...