Një aksident me autobus në shtetin verilindor të Pernambukos në Brazil, të premten në mbrëmje, la të paktën 15 persona të vdekur, pasi shoferi humbi kontrollin e automjetit, thuhet në një deklaratë të Policisë Federale të Autostradave të Brazilit.
Aksidenti ndodhi pak para orës 20:00, kur shoferi humbi kontrollin e autobusit, doli në korsinë e kundërt, goditi shkëmbinjtë në anë të autostradës, më pas u përplas me një argjinaturë rëre dhe u përmbys. Shkaqet e aksidentit janë ende nën hetim, sipas Policisë Federale të Autostradave.
Sipas listës së publikuar nga policia, në bord ndodheshin 30 pasagjerë dhe gjysma e tyre janë konfirmuar të vdekur deri më tani, përfshirë 11 gra dhe katër burra.
Numri i përgjithshëm i të plagosurve nuk është bërë ende i ditur.
Shoferi pësoi lëndime të lehta. Ai iu nënshtrua një testi për alkoolin, i cili rezultoi negativ, sipas deklaratës.
Policia njoftoi se ka indikacione se disa pasagjerë mund të mos kenë pasur të vendosur rripat e sigurimit në kohën e aksidentit, raporton Reuters
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata