Një autobus me 20 studentë është aksidentuar sot në Sisqani të Kroacisë.
Mediumi kroat Jutarnji shkruan se autobusi është përplasur në një kanal rrugor në Sisqani teksa në fotografinë e publikuar në Facebook shihet autobusi i “mbështetur” në një shtyllë, transmeton Arbresh.info.
Sipas komenteve të lexuesve, fëmijët kanë zbritur menjëherë nga autobusi dhe përveçse në gjendje shoku, askush nuk është lënduar rëndë.
Pavarësisht kësaj, në terren përveç policisë ka dalë edhe një autoambulancë.
Dy fëmijë të shoqëruar nga prindërit kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të dhimbjeve.
Nga kompania e autobusit thanë se shoferi tyre ishte munduar t’i ikte aksidentit me një veturë dhe më pas kishte goditur shtyllën.
Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshoh...
Arrestohen dy persona për përplasjen në Skenderaj
Policia në kërkim të personit që mbante ujk të egër në Shkup...
Lojtari që nuk dëshiron të nënshkruajë për Real Madridin nës...
“Qeveria tentoi të vendosë pengesa për Bordin e Paqes, Osman...
Haxhiu pret nesër në takim Komisioneren Kos