Një aksident i rëndë ka ndodhur në shtetin e Nju Jorkut, ku një autobus turistik u përmbys në autostradën Interstate 90, mes qyteteve Rochester dhe Buffalo.
Si pasojë e aksidentit, është mbyllur një pjesë e autostradës, ndërsa policia ka konfirmuar se ka disa viktima, përfshirë edhe fëmijë, si dhe të lënduar të shumtë, raporton “USAToday”.
Sipas policisë së shtetit, në momentin e aksidentit në autobus ndodheshin 52 pasagjerë. Disa prej tyre kanë mbetur të bllokuar brenda, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë ndërhyrë për t’i nxjerrë.
Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, tha se ishte informuar për “aksidentin tragjik” dhe se autoritetet po ndjekin nga afër situatën.
Organizata Mercy Flight konfirmoi se ka vënë në dispozicion helikopterë për transportimin e viktimave drejt spitaleve lokale. Ndërkohë, zyrtarët njoftuan se në vendngjarje ndodhen dhjetëra autoambulanca dhe ekipe mjekësore për të përballuar situatën emergjente.
Policia u ka bërë thirrje udhëtarëve të shmangin zonën, pasi trafiku është paralizuar dhe priten vonesa të gjata.
Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës
Dënimet me vdekje në SHBA, Administrata Trump: Edhe me pushk...
Kurti deklarohet pas ofertës për PDK-në e LDK-në për preside...
Mustafa i përgjigjet VV-së: Propozojini me PDK-në tre emra p...
PDK refuzon ofertën e VV-së, Hamza: Manovër politike
Haradinaj: Kërkesa e LVV-së për opozitën rreth presidentit ë...