Aksident i rëndë tragjik është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Itali, ndërsa dy shqiptarë kanë mbetur viktima të tij dhe tre persona të tjerë janë plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në autostradën “16” në aksin rrugor Severo-Termoli pranë fshatit San Paolo di Civitate, ndërsa në aksident janë përfshirë dy automjete tip “Benz”.
Sipas mediave vendase, dy mjetet janë përplasur kokë më kokë, ndërsa kanë humbur jetën shqiptarët Shkëlzen Ndreu 28 vjeç dhe Blerim Beci 31 vjeç.
Shqiptarët kanë humbur jetën në vendngjarje si pasojë e përplasjes së fortë mes dy mjeteve, ndërsa tre të plagosurit e tjerë janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes ka nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit tragjik.
“Thaçi të lirohet para aktgjykimit me shkrim”
S`ka president pa marrëveshje politike
Nesër mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshjet ndëkombëta...
E konfirmon Liverpool-i, largohet Robertson
Netanyahu: Izraeli gati për negociata të drejtpërdrejta me L...
Haxhiu: Kurti dhe përfaqësuesit e partive opozitare diskutua...