Një aksident horror ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në një pistë private për uljen e helikopterëve në Athinë. Mediat greke raportojnë se një 21-vjeçar ka mbetur i vdekur në mënyrë tragjike, pasi ra në helikën e bishtit të një helikopteri.
Dy vëllezër britanikë kishin udhëtuar nga Mykonos në Athinë, ndërsa në momentin që ata zbritën në pistë, njëri prej tyre përfundon në helikën e helikopterit duke u masakruar për vdekje në sytë e vëllait të tij.
Për këtë ngjarje është vënë në pranga piloti i helikopterit, i cili akuzohet për vrasje nga pakujdesia, ndërsa dy punonjës të tjerë janë shoqëruar në polici për këtë rast. /A2CNN

Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...
Sami Lushtaku: Nesër do e padis Albin Kurtin
Murat Jashari demanton Kurtin për çështjen e Presidentit: Jo...
Vengu: Protesta paqësore e studentëve në Maqedoninë e Veriut...
KQZ me udhëzime se si plotësohet fletëvotimi për zgjedhjet e...