Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Turqi, ku raportohet se, një autobus ka dalë nga rruga dhe si pasojë është përmbysur, duke shkaktuar 9 viktima dhe 30 të plagosur. Mes viktimave është edhe shoferi i autobusit. Nga 30 pasagjerët e plagosur, 13 prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Aksidenti ka ndodhur në orën 1:15 (ora lokale) të mëngjesit të ditës së martë. Sipas informacioneve, në autobus ndodheshin 43 persona, raportojnë mediat turke. Shkaku i aksidentit besohet të jetë moti i keq, ku si pasojë e shirave dhe rrugës së lagësht, shoferi besohet të ketë humbur kontrollin.
“Një aksident ndodhi kur humbi kontrollin e drejtimit të autobusit, i cili udhëtonte me 40 pasagjerë dhe 3 ekuipazh. Ne humbëm 9 qytetarë. 30 nga qytetarët tanë ishin të plagosur dhe dërguar në spitale. Gjendja e 13 nga 30 të plagosurit tanë është paksa e rëndë. Ka ndodhur një aksident i njëanshëm në dalje të tunelit. Fatkeqësisht shoferi i autobusit ka humbur jetën”, u shpreh Guvernatori i Mersinit, Ali Hamza Pehlivan./a2cnn
Greqia godet një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës
Von der Leyen: Lajme të mira për Kosovën, në fillim të vitit...
Osmani nga Samiti BE-Ballkan: Kemi lajme të shkëlqyeshme, u ...
Hetimet për atentatin në Rinas: Spanja kthen përgjigje, aten...
Kurti për urat: Ata të tjerët nuk arrinin as t’i kalojnë, e ...
Costa: Zgjedhjet në Kosovë mund të jenë kyçe për konsolidimi...